Haradinaj e përmirëson gabimin në Facebook, shkruan për Gjergj Kaçinarin

Haradinaj e përmirëson gabimin në Facebook, shkruan për Gjergj Kaçinarin

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, e ka përmirësuar gabimin që e bëri minuta më parë në Facebook.

Haradinaj kishte shkruar se ka ndërruar jetë kompozitori shqiptar, Alfred Kaçinari. Tani, e ka përmirësuar gabimin dhe ka shkruar se i ndjeri është Gjergj Kaçinari.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta e kompozitorit të njohur prizrenas Gjergj Kaçinari. Arti dhe kultura sot humbën një mjeshtër që ka kontribuar shumë për muzikën e vjetër shqiptare. Botës së kulturës do t’i mungojnë veprat dhe gjithë krijimtaria e veçantë e z. Kaçinari. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e kolegëve të tij. I pushoftë shpirti në paqe!”, ka shkruar ai në Facebook.