Ambasadori gjerman kërkon formimin sa më të shpejt të qeverisë: Populli punën e vet e ka kryer më 6 tetor  

Ambasadori gjerman kërkon formimin sa më të shpejt të qeverisë: Populli punën e vet e ka kryer më 6 tetor  

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, duke e mbështetur kërkesën e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, për formimin sa më të shpejt të Qeverisë së Kosovës, ka kërkuar edhe që sa më shpejtë të bëhet qeveria e vendit.

Duke bërë ripostuar kërkesën e BE-së, në Twitter, Heldt ka shkruar se populli ka kryer punën e vet më 6 tetor.

“Shpejt, ju lutem! Bota po vazhdon të kthehet dhe partnerët po presin të fillojnë sërish punën. Populli i Kosovës, ka kryer punën e vet më 6 tetor”, ka shkruar Heldt, raporton Gazeta Insajderi.

Gjatë paradites së sotme, Zyra e Bashkimit Evropain, përmes një njoftimi ka përshëndetur konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të Qeverisë.

Në njoftimin e tyre thuhet se Kosovës duhet t’i mundësohet të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror.

“Kosova duhet të formojë sa më shpejt Qeverinë e re në mënyrë që të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, mbi sundimin e ligjit dhe në agjendën e saj evropiane. Ne mirëpresim konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe urojmë Kryetarin dhe Kryesinë e  sapozgjedhur. Ne  presim formimin e shpejtë të qeverisë, e cila do t’i mundësonte Kosovës të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, mbi sundimin e ligjit dhe në agjendën e saj evropiane”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Ndërkohë që gjatë ditë së djeshme është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku është bërë betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit të kuvendit dhe nënkreytarëve. /Insajderi.com