Ky është zyrtari që e ndihmoi Mario Millosheviqin në Kosovë, ende punon në Qeveri

Ky është zyrtari që e ndihmoi Mario Millosheviqin në Kosovë, ende punon në Qeveri

I shumë kërkuari nga INTERPOL-i, Mario Millosheviq, ishte arrestuar në korrik të vitit të kaluar në Kosovë.

Kur ai ra në burg, kishte pas një tendencë për t’i ndihmuar arratisjes së tij nga jashtë. Janë së paku dy persona që tashmë janë dënuar për këtë krim. Edhe pse dënimi ishte banal, me nga pak pare.

 

Petrit Mustafa, zyrtar i IT-së në Ministrinë e Diasporës me gjobë në shumë prej 2800 euro, kurse gardiani në burgun e sigurisë së lartë Stefan Veliqkoviq u dënua me 6800 euro. Petrit Mustafa edhe për kundër këtij krimi, ishte kthyer me punë të njëjtë në Qeverinë e Kosovës. Oficerët e Shërbimit Korrektues të Kosovës janë dënuar a janë nëpër procese gjyqësore prej akuzave të shpërdorimit të detyrës zyrtare, ryshfetit e deri te kontrabandimi i drogave brenda burgut.

Pas këtij skandali Mustafa nuk ishte shkarkuar nga pozita e tij në Ministri.  Ministri në detyrë, Dardan Gashi, kishte deklaruar se nuk është në dorën e tij që ta shkarkojë zyrtarin e kësaj ministrie, Petrit Mustafa, i cili kishte ndihmuar Marko Millosheviqin që të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë në Dyz të Podujevës.

Gashi  kishte deklaruar se moralisht Mustafa do të duhej shkarkuar, por meqë ai nuk ka bërë “dëme” brenda Ministrisë nuk mund të marrë një vendim të tillë. Sipas tij nëse do të ishte vartës i tij do t’a shkarkonte.

InDoks në këtë episod do të sjell prapaskenat e burgjeve në Kosovë. Një histori korrupsioni masiv deri te drejtuesit më të lartë të sistemit. Me kontrabandë droge, arrati të vrasësve e privilegje për komandanëte e fuqishëm të UÇK-së si në filmat me kartelet e drogës nga Amerika Latine/InsajderiInDoks