Si arriti të ikte nga burgu vrasësi Bedri Krasniqi? -Kush nga gardianët e ndihmoi atë

Si arriti të ikte nga burgu vrasësi Bedri Krasniqi? -Kush nga gardianët e ndihmoi atë

Gjendje alarmante ishte krijuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, pasi Bedri Krasniqi i dënuar më 44 vjet burg për vrasjen e policëve dhe për kidnapime, ka tentuar të arratisej për herën e dytë. Në vitin 2008, megjithatë, ai ia arriti të arratisej nga Burgu i Dubravës dhe kështu kreu një kidnapim, për të cilin u dënua 17 vjet.

Bedri Krasniqi iu pamundësua arratisja nga Burgu i Sigurisë së Lartë, atje ku burgosen vetëm ata që marrin dënime 15 vjet e më shumë.

Krasniqi është i dënuar për vrasjen e policëve, Sebahate Tolaj dhe Jusuf Haklajt me 27 vjet burg dhe kidnapimin e biznesmenit Azem Morina dhe akuzat për vrasje ndaj tij ende nuk kanë përfunduar.

Ai akuzohet edhe për vrasjen dy policëve që ndodhi në vitin 2004, policit të UNMIK’ut Possible Essuman dhe policit të Kosovës, Arsim Rrustolli.

Nuk ishte hera e parë që Bedri Krasniqi kishte tentuar të ikte nga burgu., Në vitin 2008, ai kishte arritur të ikte Burgu i Dubravës, atje ku vuante dënimin për vrasjen e Tolajt dhe Haklajt. Pas dy viteve që qëndroi në arrati, ai u arrestua në vitin 2010 para shtëpisë së tij.

Gjatë kësaj periudhe dy vjeçare, Krasniqi kidnapoi pronarin e firmës “Gllareva” Azem Morina dhe bashkë me grupin e tij kriminal, në këmbim të kokës së Morinës, kërkuan 3 milionë euro.

InDoks në këtë episod do të sjell prapaskenat e burgjeve në Kosovë. Një histori korrupsioni masiv deri te drejtuesit më të lartë të sistemit. Me kontrabandë droge, arrati të vrasësve e privilegje për komandanëte e fuqishëm të UÇK-së si në filmat me kartelet e drogës nga Amerika Latine/InsajderiInDoks