Ky është polici i cili për motive banale qëlloi qytetarin në vendpunim

Ky është polici i cili për motive banale qëlloi qytetarin në vendpunim

Vëllaznim Hamdiu është polici i cili ka qenë në ekipin e delegacioneve të huaja,  ka vrarë shoferin e kamionit në qytetin e  Gjilanit, Lazim.S.

Dorasi, Hamdiu është nga fshati Malishevë kurse viktima Lulzim Spahiu është nga fshati  Muqivërc.

Burime të Gazetës Insajderi bëjnë me dije se policit të dyshuar iu është prekur vetura me kamion aksidentalisht nga viktima. Polici i mbrojtjes së afërt ka dalë nga vetura dhe e ka qëlluar viktimën në kamion duke e lënë të vdekur.

Insajderi përmes burimeve ka mësuar se polici në vendngjarje kishte pasur tri revole në momentin e  vrasjes ku kishte qëlluar mbi viktimën i cili kishte qenë duke transportuar ushqime për kafshë në qytetin e Prizrenit.

Vrasja- Polici me detyrë zyrtare në Prishtinë vret qytetarin në Gjilan