Policia jep detaje rreth arrestimit të Haxhi Hotit

Policia jep detaje rreth arrestimit të Haxhi Hotit

Anëtari i partisë Nisma Socialdemokrate, është arrestuar mëngjesin e sotëm për veprën penale “Shtytje në vrasje”, kjo pasi që ai mbërmë përmes një shkrimi në “facebook” dyshohet se kërcënoi publikisht liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Hoti sipas Policisë së Kosovës e cila ka njoftuar nga raporti 24 orësh, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar përmes rrjetit social Facebook kishte  publikuar një shkrim i cili është trajtuar si më lartë. Lidhur me rastin njësiti policor e ka kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, por i njëjti nuk është hasur, të njëjtit i është lënë ftesë për paraqitje të menjëhershme në polici. Në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar dy persona, në koordinim me prokurorin e shtetit janë ndërmarrë veprime për rastin. I dyshuari pas paraiqitjes në polici, është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Kosovës për këtë rast