Pas vizitës së presidentit Hashim Thaçi në odën e Imer Imerit, ka reaguar familja e Hakiut, veprimtarit të vrarë të LDK-së.
Kjo familje, përmes një deklarate publike, të postuar në Facebook, thotë se vizita e Thaçit është kërcënim, provokim dhe poshtërim, si dhe nxitje e përçarjes.
“Ata që nuk duan të dëgjojnë të vërtetën dhe nuk duan drejtësi për viktimat kanë një deficit moral dhe njerëzor. Të këtillët janë protagonist të kronikave të zeza historike…”, shkruan kjo familje.
Familja e veprimtarit Haki Imeri, thotë se në kushte normale nuk do t’i pengonte vizita e Thaçit, madje do ta mirëprisnin atë.
Në deklaratë kjo familje thotë se, sipas traditave i akuzuari nga familja e të vrarit nuk do duhej të shkonte as në fshat pa u sqaruar e jo në derën e oborrit të viktimës.
Familja e Haki Imerit, ka përmendur edhe një rast ku thotë se në ditarin e Hakiut është gjetur se është marr në pyetje nga Sami Lushtaku.
Deklarata e plotë:
Deklarate per opinion dhe Gjykaten Speciale.
Ne familja e Haki Imerit e falenderojme axhen tone Imer Imerin per gjithe heroizmin e tij te pashoq qe ka bere deri me daten 22 nentor 2016. Te gjitha zhvillimet e me pastajme kane ndryshuar njerezit por i kane sherbyer drejtesise ne ndriqimin e kesaj vrasje dhe vrasjeve tjera politike..
Viziten e Hashim Thacit ne kushte normale ne si familje e Haki Imerit nuk do te na pengonte, do ta mireprsinim por duke pare arsyshem shume deshmi dhe fakte me nderlidhje e lidhje kohore e rrethanone qendrimet tona mbesin te pasuruara se dyshimet tona jane reale dhe objektive .Pa e dhene nje epilog drejtesia rreth kidnapimit dhe vrasjes se me te dashurit tone qe POROSITEN DHE ORGANIZUAN sipas te dhenave tona qarqe qe ishin pjese vitale e QPK-se me Hashim Thacin kryeminister.
Kete “vizite” te Axha i jone e shohim si kercenim, shantazh dhe mos respektim i tradites sone kombetare. Leni familjaret e viktimave rehat.
Po te ishit sinçerisht te interesuar te na vizitonit do te zbulonit kete vrasje dhe vrasjet tjera gjer me sot. Interesi i juaj eshte ti mbuloni edhe me shume per te mos marre as nje pergjigje nga drejtesia sepse ju e dini kush ka organizuar dhe kush ka vrar pas luftes. Jeni deshmitar dhe te dyshuar kete e dine secili ne Kosove dhe me gjere.
Vizita e H.TH ne nje vikend ne shtepine e Imer Imerit eshte provokim kercenim poshterim dhe nxitje e metutjeshme per perqarje . Ata qe nuk duan te degjojne te verteten dhe nuk duan drejtesi per viktimat kane nje defisit moral dhe njerezor.Te ketillet jane protagonist te kronikave te zeza historike…