Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelorë në Prishtinë e cila ka liruar nga të gjitha akuzat 11-të të akuzuarit në rastin e njohur si “Pronto”.
“Me gjithë provat e publikuara nga “Insajderi” prapë lirohen të gjithë protagonistët e rastit “Pronto”. Kjo tregon për kapjen e shtetit nga PDK edhe pse këto prova ishin të publikuara me zë prapë ky trup gjykues nuk i merr parasysh”, ka shkruar Bajqinovci, transmeton Insajderi.
“Këtij shteti i duhet urgjentisht ligji i vetingut që të spastrohen gjykatat nga gjykatës të cilët marrin vendime arbitrare. Çfarë prova tjera duhet Grabovci and Co të dënohen. Turp”./Insajderi.com
Të gjithë të akuzuarit në rastin “Pronto” shpallen të pafajshëm