
Sot në ora 09:30 është shpallur aktgjykimi ndaj Adem Grabovcit, Besim Beqajt, Zenun Pajazitit dhe të tjerëve për rastin “Pronto”, shkruan Insajderi.
Trupi Gjykues i gjykatës Themelore në Prishtinë ka vendosur që t’i lirojë nga akuza të dyshuarit me arsyetimin se nuk është provuar që të akuzuarit kanë kryer veprën penale me të cilën ngarkohen.
Të lakuarit nuk e kanë kryer veprën penale që akuzohen”, ka thënë kryetari i Trupit Gjykyes, Shasivar Hoti.
Por, kush është Shasivar Hoti, gjyqtari që liroi të akuzuarit e aferës “Pronto”?
Shasivar Hoti, është gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë që nga viti 2016.
Mekaj kishte ardhur në krye të kësaj gjykate në vitin 2011 me ndihmën e ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit.
Si për rastësi, Shasivar Hoti është po i njëjti gjyqtar i cili sot ka liruar nga akuza edhe Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajaziti dhe tetë të akuzuarit tjerë për rastin e përgjimeve, ku Salih Mekaj ishte protagonisti më i përfolur aty.
Hoti, në muajin prill të këtij viti, e kishte liruar nga akuzat për shpërdorim të pozitës zyrtare ish-kryetarin e Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, i cili në krye të Apelit kishte ardhur pas një ndërhyrje nga Adem Grabovci, tash merr një vendim tjetër në favor të protagonistëve të “Dosjes së Shefave”.
Hoti kishte vendosur që lënda të transferohet nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prishtinës në Departamentin e Përgjithshëm.
Në departamentin e Përgjithshëm rastet gjykohen nga një gjyqtarë i vetëm, dhe mundësia për ndikim është më e madhe sesa në departamentin e krimeve të rënda ku rasti gjykohet nga tre gjyqtarë.
Sot, gjyqtari Shasivar Hoti, ka liruar nga akuza Adem Grabovci, Besim Beqaj, Zenun Pajazit, Nijazi Kryeziu, Arbenita Pajaziti, Ilhami Gashi, Fatmir Shurdhaj, Sedat Gashi, Xhavit Dakaj, Ismet Neziraj dhe Rexhë Abazin, me arsyetimin se nuk është provuar që të akuzuarit kanë kryer veprën penale me të cilën ngarkohen.
Kujtojmë që, Gazeta Insajderi, në korrik të vitit 2016 për më shumë se një muaj kishte publikuar përgjigjimet telefonike të kryera me vendim Gjykate ndaj ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci.
Përmes përgjimeve u dëshmua ndërhyrja e PDK-së në të gjitha institucionet shtetërore, të pavarura, agjencionet, mediat./Insajderi.
DESH VIII: Telefonata që solli Salih Mekajn në krye të Gjykatë…
#DosjaeShefave VIII: Telefonata që solli Salih Mekajn në krye të Gjykatës së Apelit http://bit.ly/DosjaeShefave-VIII
Gepostet von Insajderi am Freitag, 12. August 2016