Lirohet me kusht Ramush Haradinaj

Lirohet me kusht Ramush Haradinaj

Gjykata në Colman të Francës  ka liruar nga ndalimi policor, liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vendimi është marrë pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, në bazë të të cilit Haradinaj lihej i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë.

Ramush Haradinaj, është arrestuar me 4 janar, në aeroportin e Bazelit nga autoritete franceze në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. /Insajderi.com

Më shumë nga Dosja Grande

Rrëfimi i Ukë Rugovës për biznesin e vizave