Qytetarët për të dalë nga Kosova, në pikëkalimin kufitar, Merdarë janë duke pritur rreth dy orë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoi se në orën 10:31, qytetarët po presin nga 100 deri në 120 minuta në Merdarë.
Ndërkaq, në hyrje pritjet janë 3-5 minuta. Ndërsa, në pikëkalimet e tjera kufitare, hyrjet dhe daljet e qytetarëve po zgjasin nga 3 deri në 5 minuta.