Është arrestuar sot Ikballe Huduti Berisha, përfaqësuesja e sektit ‘sheiite’ në Kosovë, shkruan Gazeta Insajderi.
Lajmin për Gazetën Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës. E dyshuara është sjell për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovë, Daut Hoxha.
“Njerëzit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajnë gjak kriminile ata janë të vdekur por vetëm frymojnë për tu turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel. Kriminelet ta deshën vdekjen e cila nuk është vdekje por shehidllek me i bukur qe ka mund ta ketë dikush ne shekullin 21”, ka shkruar ajo./ Insajderi.com