![BIK tregon nëse Ikballe Berisha-Huduti ishte punëtore e tyre](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/unnamed-3-13-730x440.jpg)
Policia e Kosovës sot e ka arrestuar Ikballe Berisha-Hudutin, pas deklarimeve dhe përhapjes së propagandës në përkrahje të gjeneralit iranian Qassem Soleimani, i vrarë nga forcat amerikane. Ajo dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shtytje për kryerjen e veprave terroriste”.
Në një komunikatë të lëshuar për media, kryesia e BIK-ut thotë se deklaratat, qëndrimet, opinionet dhe predikimet e Hudutit nuk kanë asgjë të përbashkët me Bashkësinë Islame të Kosovës.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se znj. Ikballe Berisha- Huduti, asnjëherë nuk ka qenë punëtore e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe rrjedhimisht deklaratat, qëndrimet, opinionet dhe predikimet e saj nuk kanë asgjë të përbashkët me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe as me interpretimin dhe mësimet tradicionalet të fesë islame të aplikuara ndër ne me shekuj. Për më tepër, siç dihet tashmë, personi në fjalë ka predikuar doktrinën shiite e panjohur ndër ne më parë”, thuhet në njoftimin e BIK./ Insajderi.com