Të paktën 10 raketa goditën bazën ajrore Al Asad në Irakun perëndimor ku bazohen forcat amerikane, i tha CNN Qatri al-Obeidi, një prej komandantëve suni të Forcave Paramilitare në qytetin e afërt të al-Bagdadi.
Komandanti tha se granatimet janë ndalur tani për tani.
Baza Ajrore e Al Asad është rreth 124 milje në perëndim të Bagdadit.