Si u bind gjykata franceze se Haradinaj nuk do të ikë nga Franca

Si u bind gjykata franceze se Haradinaj nuk do të ikë nga Franca

Seanca për Ramush Haradinajn në gjykatën franceze ka qenë e mbushur me tensione dhe dialogë të ashpër mes palës mbrojtëse dhe dhomës së hetuesve francez.

Sipas raportimit të medieve franceze, gjykata para se të merrte vendimi për lirimin me kusht Ramush Haradinaj, që nënkupton qëndrimin e liderit të AAK-së në Francë derisa të merret vendimi për kërkesën e Serbisë për ekstradim, ka marrë një garanci nga autoritet kosovare në Francë.

Avokatja e Haradinajt, Rachel Lindon, citohet t’i ketë dhënë gjykatës franceze se Haradinaj ka garanci të mëdha, që argumentojnë faktin se ai nuk do të ikte nga Franca.

Ajo e ka siguruar gjykatën duke thënë se Konsullata e Kosovës në Francë ka garantuar se Haradinaj do të qëndrojë brenda territorit francez deri në fund të procedurës.

“Ju sinqerisht besoni se ai do të ikte në mënyrë të paligjshme… Ai padyshim që do ë përballet me këtë kërkesë haptazi të paligjshme dhe dëshiron që të dëgjojë nga ju opinionin negativ që do t’i jepni kësaj kërkese për ekstradim”, ka thënë avokatja para gjykatës.

Ky rast kërcënon edhe dialogun e brishtë të iniciuar nga Kosova dhe Serbi, duke krijuar kushte që të mos ketë tensione, sikurse ato të vitit 2013.

Haradinaj u arrestua me 4 janar në aeroportin e Baselit nga autoritetet franceze pas aterimit. Ai u ndalua për 8 ditë nga autoritet franceze të cilat prisnin kërkesën zyrtare të Serbisë për ekstradim./Insajderi.com

Lexoni në Insajderi edhe hulumtimet e serisë #DosjaGrande

[arve url=”https://www.youtube.com/playlist?list=PLIKGlbXyvgfjg89cYApXRQ78Ul9rI_sNM”/]