“Pa LDK-në nuk ka zgjidhje as zgjedhje” – Haziri bënë thirrje për durim

“Pa LDK-në nuk ka zgjidhje as zgjedhje” – Haziri bënë thirrje për durim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se bisedimet kanë të bëjnë me modalitetin dhe mënyrën për të mbyllur pakon e marrëveshjes për pozicionet mes dy partive.

Ai thotë se nëse nuk përfaqësohen si duhet në marrëveshje, çmimin do ta paguaj LDK-ja.

Haziri thotë se nuk duan as të marrin e as të japin më shumë se sa ju takon.

Sipas tij, pa LDK-në nuk ka as zgjidhje as zgjedhje në këtë vend.

“Mandat pa shumicë relative nuk është mirë ta merr askush, nuk e merr as Kurti. Ne po shpresojmë që e kemi çliruar pengun. Nuk është aq e lehtë arritja e marrëveshjes. Edhe për ne është bërë e tepërt. Nuk ka munguar vullneti politik i LDK-s me arrit marrëveshjen, ne kemi eleminuar gjithçka tjetër. Ne kemi eleminuar edhe opsionin e zgjedhjeve, ka kapacitet dhe vullnet për me arrit marrëveshjen”, ka thënë ai.

Sipas tij, përderisa nuk ka një marrëveshje duhet të kihet durim.

Situatën aktuale ai e quan jetë të demokracisë.

“Ne po presim që lideri i VV ta thërras liderin e LDK-s me ofertu dhe me mbyll pjesën e fundit”, ka thënë ai.

Duke folur për deklaratat e tij se nuk lejojnë bluarjen e LDK-së nga Vetëvendosje, ai ka thënë se është nisur nga përvoja që kjo parti ka pasur me partitë tjera me të cilat kanë bashkqeverisur.

“Duke pasur përvojën edhe nga partitë tjera, ne kemi dhënë gjithmonë më shumë se sa të tjerët për interes të vendit e që na ka kushtuar jashtëzakonisht shumë. Ajo që LDK-ja e ka pësuar gjatë viteve të qeverisjes është çmimi i tolerancës dhe kompromiseve politike”, ka thënë ai.

Haziri ka thënë se është goditur nga përçarja e vet. Sipas tij, mënyre se si u përça VV-ja dhe ajo si u përça LDK-ja kanë dallim.

Ai tutje ka thënë fjalë të mira edhe liderin e VV-së me të cilin planifikojnë bashkëqeverisjen.

Haziri ka thënë se pa Albin Kurtin Vetëvendosje nuk do të kishte qenë fare.

“Të gjitha sondazhet kanë treguar që ka qenë shumë i popullarizuar. Ai ka arritur që ta qoj partin për 7.2 për qind për katër javë. Ai ka mbërri me nxjerr partin e vet”, ka thënë ai.

Bluarja është kur nuk trajtohesh në peshën politike që e ki dhe fillon me shkaktu pakënaqësi tek strukturat e tua. Mënyra se si e bën qeverisjen dhe si e plason ajo shkakton gërryerje. Mesazhi ka qenë që të harrohet politika e PDK-së, e cila ka qenë që t’i qëndrojnë afër LDK-së që ta bluajnë atë.