Thaçi tregon bisedën telefonike që pati me Haradinajn

Thaçi tregon bisedën telefonike që pati me Haradinajn

Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinajn kanë biseduar përmes telefonit për situatën e fundit në të cilën ndodhet lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Bisedën mes dy politikanëve e ka shpalosur vet Presidenti Thaçi në një intervistë me televizionin Klan Kosova.

“Kam besim të plotë se çështja e Haradinajt do të përmbyllet shpejt. Unë edhe kam biseduar me Haradinajn në telefon dhe më ka thënë se e kupton situatën në të cilën ndodhet. Biseda ka qenë shumë konstruktive dhe serioze”, ka pohuar Thaçi.

Presidenti i Kosovës ka thënë se biseda e tij me Haradinajn ka qenë “e hapur dhe shumë miqësore”.

“Më Haradinajn kam diskutuar për hapat që duhet ndërmarrë. Ka qenë një bisedë e hapur dhe shumë miqësore dhe shumë shpejt ai do t’i kthehet politikës, angazhimeve dhe familjes së tij. Nuk është ndjenjë e mirë të të ndërprejnë udhëtimin, me akuza të një shteti që ka kryer gjenocid në Kosovë. Kjo më ka ndodhur edhe mua. Është standard i dyfishtë nga ana e BE-së që po e tolerojnë në hapësirën tonë. Kjo u ndodhë edhe kroatëve e edhe boshnjakëve”, është shprehur Thaçi.

Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar të këtij viti në Basel të Francës, sipas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. /Insajderi.com