Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 16:30 ka vdekur një i burgosur në Spitalin Rajonal të Pejës.
I burgosuri me inicialet F.Ll. kishte lindur më 1971.
Sot rreth orës 15:46, ky i burgosur ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës pas rekomandimit të mjekut të Qendrës Korrektuese të Dubravës.
Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se F. Ll kishte pësuar sulm kardiak.
I burgosuri po vuante dënimin pasi ishte dënuar për vrasje.
Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.