Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit me Ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë Philip Kosnett, ka folur para medieve në lidhje me marrëveshjen e mundshme me Lëvizjen Vetëvendosje, për formimin e Qeverisë, shkruan Gazeta Insajderi.
Mustafa, shkruat ka thënë se zgjedhjen e japin Lëvizja Vetëvendosje.
“Zgjidhjen e japin ata, e jo ne”, ka thënë shkurt Mustafa.
Pas kësaj, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shkruar në rrjetin social Facebook, për takimin me Kosnettin.
“Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rrjedhën e bisedimeve të deritanishme me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Ambasadori Kosnett ftoi udhëheqësit politik ta formojnë qeverinë e re e cila sa më parë do të përmbushë mandatin e votuesve”, thuhet në shkrimin e LDK-së.
Ndërkohë Gazeta Insajderi, ka konfirmuar më herët nga zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, se sot nuk do të ketë takim me LDK-në, ani pse, këta të fundit topin e kanë gjuajtur nga VV./ Insajderi.com