Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas deklarimit të nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut, kundër ofertës së fundit të LVV-së për bashkëqeverisje ndërmjet këtyre dy partive.
Manxhuka ka shtruar pyetjen se ‘çka duhet tjetër të bëjë Lëvizja Vetëvendosje [në mënyrë që LDK-ja të pranojë bashkëqeverisjen me LVV-në, v.j]’?”.
“Çka duhet tjetër me bë Lëvizja? Propozo, refuzim, propozo refuzim”, ka thënë Manxhuka, zyrtar i Sekretariatit për Media dhe Komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje.
Çka duhet tjetër me bë Lëvizja? Propozo, refuzim, propozo refuzim.
Gepostet von Arlind Manxhuka am Dienstag, 14. Januar 2020
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë të martën mbrëma se oferta e fundit e Lëvizjes Vetëvendosje për Lidhjen Demokratike të Kosovës, është nënçmuese dhe “përpjekje e VV-së për pushtet absolut”.
Përmes një shkrimi në Facebook, Veliu ka deklaruar se përpjekjet e LVV-së për arritjen e koalicionit “janë të dështuara”.
“Kjo përpjekje e tyre sigurisht që është e dështuar dhe nuk duhet ta ndihmojë askush prej nesh”, ka shkruar Veliu në profilin e tij të rrjetit social Facebook.
Kreu i Komunës së Podujevës është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet të fitojë pushtet absolut në vend përmes koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës. /Insajderi.com