Lidëri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa duket se nuk do të takohen sa sot.
“Jo nuk është paralajmëruar diçka për sot”, ka thënë Arlind Manxhuka, zëdhënësi i Vetëvendosje për Insajderin.
Ditëve të fundit të dy liderët kanë komunikuar përmes letrave të gjata publike, por që nga e enjtja e javës së kaluar nuk kanë pasur asnjë takim.
Partia e Isa Mustafës është duke kërkuar postin e kryeparlamentarit, post ky nga i cili VV ka thënë se nuk heq dorë, shkruan Insajderi.
Madje lideri i LDK-së, tha mbrëmë se “i takon partisë që i ka fituar zgjedhjet që të merr përsipër krijimin e institucioneve”.
Ka qenë Kurti ai që dje e ka lutur Mustafën të kthehet në tavolinën e bisedimeve, por ende nuk dihet si do të veprojë lideri i LDK-së./Insajderi.com