Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërcënuar me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të institucioneve.
Ai ka kërkuar që sa me shpejtë të bëhet propozimi për mandatarin.
Thaçi ka deklaruar para mediave se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve.
Ai ka shtuar se në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ndërmarrin të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor.
“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve me 6 tetor, shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejt. Në anën tjetër do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor”.
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti janë takuar më 6 janar, takimi ky i cili ka zgjatur vetëm pak minuta.
Në të njëjtin takim Kurti nuk ka qenë i gatshëm ta bëjë propozimin për mandatarin, pasi i njëjti nuk është marrë ende vesh me Isa Mustafën për marrëveshjen e bashkëqeverisjes./Insajderi.com