Vdes njëri nga personat që u aksidentu mbrëmë në Skenderaj

Vdes njëri nga personat që u aksidentu mbrëmë në Skenderaj

Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në Runikë të Skenderajt, një person ka humbur jetën kurse një tjetër është lënduar.

Sipas Policisë, mbrëmë rreth orës 19:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, gjegjësisht në fshatin Runikë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore, ku janë përfshirë dy automjet me targa vendore.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve, si dhe tre pasagjerët. Dy nga të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Ndërsa sot në ora 03:18, nga QKUK është raportuar se i lënduari viktima F.I., 41 vjeçar, nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.