Plagosen dy persona, njëri kishte tri ditë që liruar nga burgu

Plagosen dy persona, njëri kishte tri ditë që liruar nga burgu

Dy persona mbetën të plagosur pas një atentati në orët e para të së dielës në lagjen Kushtrimi në qytetin e Vlorës.

Roland Çepaj 28 vjeç dhe kunati i tij, Nikollaq Çepaj, që njihej edhe me mbiemrin Taullaraj janë qëlluar me armë zjarri nga një makinë.

Të dy të plagosurit ishin në ambientet e brendshme të një lokalit, ndërsa janë qëlluar me armë zjarri.

Sipas burimeve të policisë, objektiv i atentatit ka qenë Nikollaq Çepaj, i liruar vetëm tre ditë më parë nga burgu.

Nikollaq Çepaj është person me precedentë penalë dhe nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai ka qenë objekt i atentatit. Policia në vendin e ngjarjes ka kryer veprimet e para hetimore, duke ngritur edhe pika kontrolli në dalje të qytetit, raporton Top Channel.

Por megjithatë automjeti me të cilin u larguan atentatorët u shpëtoi. Pak orë pas ngjarjes u gjet në aksin e vjetër rrugor Vlorë- Fier një automjet i djegur, me në brendësi të tij një armë e cila dyshohet se është automatiku që qëlloj ndaj dy personave. /Insajderi.com