Digjet një restorant në Prishtinë

Digjet një restorant në Prishtinë

Një person ka raportuar se në rrethana të panjohura dikush ia ka vënë zjarrin restorantit të tij në Prishtinë, i cili nuk ka qenë në funksion për disa vite, duke shkaktuar dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët i kanë marrë të gjitha masat e duhura. Rasti është duke u hetuar.