Rrëfimi ekskluziv i Ramush Haradinajt për përplasjet me Edi Ramën dhe ndarjen e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv i Ramush Haradinajt për përplasjet me Edi Ramën dhe ndarjen e Kosovës

Sonte në një intervistë të jashtëzakonshme për Gazetën Insajderi, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinajn, zbulon detaje të përplasjeve me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë intervistë që është realizuar nga gazetari Vehbi Kajtazi do të flitet për darkën në të cilën Haradinaj dhe Rama përfundimisht ndanë rrugët. Do të mësoni se si Edi Rama kishte shkuar aq larg me iden për ndarjen e Kosovës sa që propozonte edhe zhvarrosjen e eshtrave të Isa Boletinit.

Si e komenton Ramush Haradinaj padinë e Edi Ramës?

Prej kur Haradinaj nuk komunikon me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama?

Pse Edi Rama nuk ia kishte hapur telefonin Haradinajt?

Çfarë ishte biseduar në darken mes Ramush Haradinajt, Edi Ramës, Hashim Thaçit, Fatmir Limajt, Behgjet Pacollit në shtëpinë e Hashim Thaçit?

Si i kishte propozuar Edi Rama zhvarrosjen e eshtrave  të Isa Boletinit pasi që Boletini sipas Ramës duhet t`i takonte Serbisë?

Kush ishte iniciatori i ndarjes së Kosovës?

Çfarë do të bënte ndryshe Haradinaj pot ë zgjidhej tash si kryeministër i vendit?

Si i komenton Haradinaj paralajmërimet e Albin Kurtit për heqjen e taksës 100%?

A i njeh Ramush Haradinaj të gjithë zëvendësministrat?

A do të rikandidoj Haradinaj për pozitën e kryetarit të AAK-së?

Përgjigjet në këto pyetje do të mund t`i mësoni në intervistën Live në Insajderi nga ora 20:00./Insajderi.com