Momenti kur Grenell përkujdeset për Isa Mustafën – E ndihmon para zyrës së LDK-së

Momenti kur Grenell përkujdeset për Isa Mustafën – E ndihmon para zyrës së LDK-së

I dërguari i Posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka përfunduar takimin në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Një moment interesant është kapur nga kamerat që nuk e kemi parë nga diplomatë të tjerë më herët, ambasadori Grenell ka ndihmuar Mustafën duke e kapur për krahu derisa ai kishte dalur për ta përshëndetur jashtë zyrave të LDK’së.

Grenell po ashtu falënderoi Mustafën për takimin dhe mikpritjen që i bëri atij, madje ka thënë se bashkë me Mustafën shikuan

“Sapo përfundova takimet me përfaqësuesit e LDK’së, e falënderoj Mustafën për mikpritjen, ai ka një trashëgimi të gjatë këtu dhe sapo shikuam disa foto të karrierës së tij”, tha në fillim Grenell, transmeton Metro.