Kush është shefi i ri i EULEX-it, diploamti suedez

Kush është shefi i ri i EULEX-it, diploamti suedez

Lard Gunnar Wigermark, ka marr sot zyrtarisht kryesimin e misionit të EULEX-it në Kosovë. Diplomati suedez, këtë pozitë do ta mbaj deri në qershor të këtij viti.

Wigermark ka postuar një foto në rrjetin e tij social Twitter, nga dita e parë e punës së tij në Kosovë, ku ka shkruar se mezi pret të punojë me stafin e këtij misioni.

“Dita e parë e punës në Kosovë, në udhëheqjen e Misionit të BE-së, për sundimin e ligjit në Kosovë. Mezi presim të punojmë me të gjithë stafin e EULEX dhe homolgët tanë të sundimit të ligjit në Kosovë, në mënyrë që të forcohet dhe të marrë në pronësi të plotë gjyqësorin e saj”, ka shkruar Wigermark.

Por kush është diplomati suedez?

Lars-Gunnar Wigemark është diplomat suedez. Ai ka shërbyer si shef i Delegacionit të BE-së në Bosnje e Hercegovinë dhe Përfaqësues Special i BE-së në Bosnje e Hercegovinë deri në gusht 2019. Para kësaj ai ishte ambasador i BE-së në Pakistan.

Në njoftim thuhet se si shef i ri i EULEX Kosova, Wigemark do ta drejtojë mbështetjen e këtij Misioni për institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me praktikat më të mira të BE-së.

Sot, Lars-Gunnar Wigemark e pati rastin t’i takojë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në takimin e rregullt të Shefave të Misioneve të BE-së të kryesuar nga Përfaqësuesja Speciale e BE-së, si dhe do t’i mbajë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Kosovës dhe ndërkombëtarë dhe partnerë të EULEX-it në institucionet e sundimit të ligjit. /Insajderi.com