Albin Kurti takon ambasadorin italian – flasin për formimin e institucioneve të reja

Albin Kurti takon ambasadorin italian – flasin për formimin e institucioneve të reja

Albin Kurti ka takuar sot ambasadorin e ri të Italisë, Nicola Orlando me të cilin kanë biseduar për situatën aktuale politike në vend.

“Me ambasadorin z. Orlando bashkëbiseduam për situatën aktuale politike në vend, me ç’ rast e njoftuam edhe për përpjekjet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për formimin e institucioneve të reja të Republikës”, thuhet në njoftimin për media të Vetëvendosjes, transmeton Insajderi.

“Me bindjen që qeveria e re do të formohet së shpejti dhe duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në drejtim të forcimit të institucioneve vendore, z. Orlando i uruam shërbim të mbarë gjatë punës në Kosovë”.

Ndryshe, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosoës, Isa Mustafa, ende s’kanë mundur të dakordohen për marrëveshjen e bashkëqeverisjes./Insajderi.com