Shkruan: Jahja Lluka
Lidhjet shpirtërore ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebre janë unike
Në 27 janar 1945, u hapën dyert e kampit të përqëndrimit të Auschwitz, për ti treguar të gjithë botës tmerret e Holokaustit. Trupat e Armatës Ruse liruan pak nga të burgosurit që kishin mbetur gjallë, rreth 7000 njerëz. Për këtë arsye 27 janari është bërë Dita e Kujtesës, kushtuar viktimave të shumta të holokaustit. Por kampet e mëdha të përqendrimit ishin vetëm disa nga teatrot e famshme të tmerrit nazist, sepse dhuna ka vazhduar edhe nëpër rrugët e qyteteve të pushtuar nga nazistët. Asambleja e Përgjithshme e OKB¬së ka caktuar 27¬janarin, datën e çlirimit të kampit të Auschwitz¬it si “Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit” në kujtim të Shoahut, në nderim të hebrenjve dhe miliona personave të tjerë të cilët u vranë nga nazistët gjatë luftës.
Në kampet e përqendrimit ju mor jeta në mënyrë tragjike rreth 6 milion hebrenjve. Lidhjet shpirtërore ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebre janë unike, dhe këto lidhje duhet të ruhen sa të ekzistojë jeta mbi Tokë. Në historinë e njerëzimit shqiptarët nuk njihen për krime mizore ndaj popujve të tjerë, nuk njihen raste që në natyrën e popullit tonë të ushqehet urrejtja ndaj tjetrit. Me gjithë pushtimet e jashtme, me gjithë kanosjen e rrezikut apo të mos ekzistencës tonë, ne arritëm të mbijetojmë. Por jo vetëm për vete, duke njohur rrezikun e zhdukjes popullishqiptarë mbetet i vetmi në Evropë që i hapi derën një populli të largët por me histori të ngjashme me shqiptarëtsiq ishin edhe populli hebre. Ende nuk dihetsaktë sa hebrej kaluan këtej, në këtë kontekst nuk janë të rëndësishme shifrat sa i rëndësishem mbetet qëllimi madhor, qoftë dhe vetëm një hebre të kishte ardhur këtu. Fakti që ekzistonte gadishmeria për ta ndihmuar, për mos ta dorëzuar, tregon në vetvete veprën hyjnore të popullit tonë. Qytetërimi nuk mund të ekzistojë pa humanizëm, dhe kush tregoi humanizëm më të lartë se shqiptarët 83 në Evropë përgjatë kësaj periudhe, kur ligjet djallëzore morën frymë dhe po shfaqeshin pa drojë. Me gjithë rrezikun e tyre, fshatra e qytete në Kosovë që nga Mitrovica, Prishtina, Peja, Gjakova, Deçani, Gjilani etj., pranuan dhe strehuan qindra hebrej duke mos i dorëzuar në asnjë mënyrë tek armiku. Ka shumë histori se si familjet shqiptare në Kosovë i pranuan hebrejtë mes familjesh.
Shqiptarët nuk dinin çdo të thotë të jesh antisemit sepse ata kur i takonin hebrenjët, së pari shihnin njeriun, pastaj mikun, duke i respektuar njësojsi njerëzit e gjakut, mos edhe më shumë. Edhe pse këto familje shqiptare i takonin besimit mysliman, dhe dihet botërisht urrejtja e popujve mysliman të Lindjes ndaj hebrejve dhe fesë së tyre. Për shqiptarët ka një Zot dhe një Besë dhe kjo ndikoi që hebrejtë e gjetën tokën e premtuar, gjetën sofrën që i priti tek familjët shqiptare. Madje, lidhja e tyre u forcua sa shumë raste që familjët shqiptare myslimane i pagëzuan fëmijët me emra hebre shkaku i respektit dhe dashurisë që treguan për hebrejtë, në kohën kur antisemitizmi ishte ligj në shumë qendra evropiane. Dhe, jo vetëm në Kosovë dhe jo vetëm tek shqiptarët e fesë islame, por në gjithë trojet shqiptare, në famlijet shqiptare të ritit katolik dhe ritit ortodoks, kudo që erdhën hebrejtë ndër shqiptarë gjetën ngrohtësinë, njerëzinë, njohën “Besën” dhe nuk ekziston asnjë rast i vetëm që një herbe të jetë dorëzuar nga dora shqiptare. Kjo lidhje që u krijua mes shqiptarëve dhe hebrejve duhet ruajtur, historitë e qindra familjeve që u vllazëruan mes vete. Duhet të jenë shembull për mbarë botën, duhet të jenë sinjalsë çdo të thotë të tregohesh njeri dhe t’i shtrish dorën dikujt kur ka nevojë. Institucioni “Yad Vashem” në Jeruzalem, deri më tani ka njohur zyrtarisht 69 shqiptarë si “Fisnikë të Kombeve” në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.