“Që 15 vjet e percjelli politikën e jashtme, Grenellit i tregojmë nesër për VV-në”, Osmani zbulon se sa e painformuar është

“Që 15 vjet e percjelli politikën e jashtme, Grenellit i tregojmë nesër për VV-në”, Osmani zbulon se sa e painformuar është

Zyrtari i lartë amerikan Richard Grenell zbarkoi mbrëmë në Prishtinë.

Ai fillimisht darkoi me Presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se në Kosovë ka ardhur për të biseduar më shumë rreth dialogut dhe zhvillimit ekonomik, por jo edhe për marrëveshjen Kurti-Mustafa.

Ndonëse të dy i takoi sot, zyrtarisht u njoftua se temë e takimit me asnjërin nuk ishte marrëveshja e mundshme ndërmjet tyre, shkruan Insajderi.

Por në krejt këtë mes më e painformuara doli të jetë Vjosa Osmani, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Osmani e cila para mediave – trumbetohej gjatë ditës së djeshme që di gjithçka rreth politikës së jashtme – pasi tha se që 15 vjet e përcjellë këtë fushë.

Madje parashikonte se çfarë do t’i thonin këshilltarit të Donald Trump sot në takim.

“Theksoj që është shumë e mirëpritur si vizitë, sepse tregon ngritjen e interesimit amerikan në veçanti të Shtëpisë së Bardhë në raport me Kosovën në veçanti, rajonin në përgjithësi”.

”[Richard Grenell-in] Do ta informojmë lidhur me rrjedhën e diskutimeve me VV-në, por pavarësisht çka ndodhë nesër, edhe pas ditës së nesërme do të ketë akoma shpresë nëse të dy palët i qasen dialogut me qëllim të arritjes së marrëveshjes”.

”Mund ta konfirmoj sidomos nga mbledhja e kryesisë dje që LDK ka vullnet të plotë dhe me atë vullnet të madh do të punojë në tavolinën e negociatave që marrëveshja me VV-në të arrihet dhe vullneti i qytetarëve të respektohet”.

Ajo tha se këto vizita janë krejtësisht të zakonshme ndonëse përmendi që janë duke i njoftuar lidhur me hapat e mëtejshëm që Lidhja Demokratike do t’i marrë karshi negociatave me Vetëvendosjen, njofton Klan Kosova.

”I shoh krejtësisht normale meqenëse politika e jashtme është fushë që e përcjelli në këto 15 vitet e fundit”.