Selimi: Nuk besoj që Thaçi ka marrëveshje me Specialen për të mos e ftuar

Selimi: Nuk besoj që Thaçi ka marrëveshje me Specialen për të mos e ftuar

“Nuk besoj që Thaçi ka marrëveshje me Specialen për të mos e ftuar” , kështu ka thënë Rexhep Selimi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje teksa ka folur për ftesat ndaj pjesëtarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Selimi, i cili edhe vet dy muaj më parë u ftua në cilësinë e të dyshuarit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se nuk beson që Thaçi do të kursehet nga Specialja.

“Specialja nuk është as UNMIK e as EULEX . Do të kishte qenë dëshira që të bëhet marrëveshja me gjykatën. Nuk e di a është ftuar a po jo. Me sa kam parë nuk do të jetë dikush nga Shtabi i Përgjithshëm që nuk do të ftohet. Nuk është fort terren i përshtatshëm për manovrime Gjykata Speciale”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së, shkruan Insajderi.

Rexhep Selimi ftohet nga Gjykata Speciale