A do të jap dorëheqje Glauk Konjufca nga posti i kryeparlamentarit? – Flasin nga VV

A do të jap dorëheqje Glauk Konjufca nga posti i kryeparlamentarit? – Flasin nga VV

U raportuar se sot Glauk Konjufca pritet të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit.

Por kjo nuk do të ndodhë. Të paktën kështu thotë zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një përgjigje për Insajderin, zëdhënësi për media i VV-së, Arlind Manxhuka ka thënë se Konjufca do nuk do të jap dorëheqje.

Lajmi është krejtësisht i pavërtetë. Glauk Konjufca nuk jep dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit”, ka  thënë Manxhuka për Insajderi.

Ky reagimi erdhi pas një lajmit se Vetëvendosje do të heq dorë nga posti i kryeparlamentarit.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dhënë afatin e fundit Vetëvendosjes,  që deri të dielën ta pranojë ose refuzojë ofertën e saj, ku përfshihet që kryeparlamentari t’i takojë asaj deri në zgjedhjen e presidentit, ku më pas kjo pozitë do t’i kalojë automatikisht Vetëvendosjes. /Insajderi.com

Shiko edhe: