Misioni i BE-së thotë se procesi zgjedhor i 6 tetorit u përcoll me të meta serioze

Misioni i BE-së thotë se procesi zgjedhor i 6 tetorit u përcoll me të meta serioze

Me të meta serioze është përcjellë procesi zgjedhor në Kosovë.

Që nga fillimi i fushatës e deri te certifikimi i rezultateve, Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian ka identifikuar një numër të madh problemesh

“Vendimet kontraverse të gjykatës lidhur me numërimin e votave me postë, të ardhura nga jashtë Kosovës, dhe fakti se gati 90 për qind të të gjitha vendvotimeve u desh të rinumërohen, janë të meta serioze që duhet të trajtohen për të ruajtur mirëbesimin publik në procese demokratike”, ka htënë Viola Von Cramon – Shefe e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE, raporton KTV.

Von Cramon konstatoi, gjithashtu, se ka probleme të përsëritura sikurse në zgjedhjet e tjera, si problemet rreth saktësisë së listës së votuesve dhe rregullimi e mbikëqyrja joadekuate e financave të fushatës.

Shqetësime janë ngritur edhe për frikësimin e atyre që nuk anonin për Listën Serbe, ndërsa KQZ-ja u kritikua edhe për rastin e votave të ardhura nga Serbia.

“Ne nuk kemi marrë ndonjë raport përfundimtar për këtë incident. Por, edhe pa e pasur një raport, e di se KQZ-ja vendosi t’i numërojë votat që ndikuan edhe në rezultate, kjo është diçka që e kemi përmendur edhe në raport që ky incident nuk është trajtuar si duhet nga autoritetet e Kosovës”, ka thënë Marian Gabriel – Zëvendësshef i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE.

Në zgjedhjet e fundit fitues e tyre doli të jetë Vetëvendosja e Albin Kurtit. Pasuar nga LDK e PDK.