​Sulmon nënën e vet, arrestohet i mituri

​Sulmon nënën e vet, arrestohet i mituri

Një i mitur është arrestuar në Mitrovicë, nën dyshimin i njëjti e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prezencë të punëtorit të QPS-së dhe avokatit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.