Haradinaj në Zvicër: Zëri i diasporës do jetë gjithmonë në institucionet e Kosovës

Haradinaj në Zvicër: Zëri i diasporës do jetë gjithmonë në institucionet e Kosovës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se angazhimi i diasporës në luftën për çlirimin e Kosovës, i dha frymë lirisë së saj.

Gjatë një takimi me strukturat e AAK-së në Zvicër, Haradinaj, ka falënderuar ata për angazhimin e tyre i madh e i vogël për Kosovën.

“Isha tepër i nderuar me angazhimin maksimal të të gjtha strukturave shqiptare të AAK-së në Zvicërr. Në luftën për çlirim, pjesëmarrja e njerëzve nga këtu i dhanë frymë lirisë së Kosovës dhe pothuajse i madh e i vogël u angazhuan me të gjitha kapacitetet për të ardhur tek liria. Kjo vlerë e shtuar kombëtare po vazhdon edhe me brezin e ri, brez ky që po na bënë krenar në të gjitha aspektet këtu në Zvicërr, e që tashmë është bërë shtëpi e dytë për ta”, tha Haradinaj, shkruan Insajderi.

Me tutje Haradinaj ka theksuar se diaspora kosovare me këtë frymë dhe energji po e dëshmojnë përkushtimin ndaj Kosovës.

“Me këtë frymë dhe energji po dëshmohet përkushtimi i tyre ndaj vendlindjes duke dhënë maksimumin e tyre për avancimin dhe afirmimin Kosovës botërisht. Gjatë diskutimit, përpos falënderimeve ndaj këtyre vlerave, ishte edhe premtimi i përbashkët që zëri i tyre do jetë gjithmonë në institucionet tona. Krenar me diasporën Shqiptare në Zvicërr ashtu si në tërë botën. Kosova e sotit është meritë e përbashkët!”, është shprehur Haradinaj. /Insajderi.com