Gazetari shqiptar në Serbi tregon prapavijën e linjës ajrore Prishtinë-Beograd

Gazetari shqiptar në Serbi tregon prapavijën e linjës ajrore Prishtinë-Beograd

Gazetari shqiptar, Idro Seferi, ka thënë se linja ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit ka qenë e domosdoshme pavarësisht se njerëzit mund të kenë paknaqësi.

“ Natyrisht që linja e avionit mund të ketë shqetësuar shumë njerëz, apo shumë njerëz të kenë paknaqësi. Ajo është e domosdoshmë, normale dhe një gjë e civilizuar që duhet të ekzistoj komunikimi për ata që kanë nevojë në spitalin e Beogradit, spitalin klinik apo ushtarak. Njerëzit qarkullojnë, mijëra bashkëatdhetar nga Kosova kalojnë nëpër Serbi, përshkak se rrugë më e shkurtër, por gjithmonë me frikë e hamendje, rritja ose bashkëpunimi ekonomik mund të sjell nevojë të tjera për të komunikuar në një nivel tjeter”, ka thënë Seferi.

Marrëveshja ajrore është nënshkruar ditë më parë në ambasadën e SHBA-së në Berlin, nga sekretari shtetëror në Ministrinë serbe të Ekonomisë Milun Trivunaç dhe Eset Berisha drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. Në ceremoninë e nënshkrimit ndërmjetësues ishin ambasadori i SHBA-së në Berlin, Richard Grenell që është edhe i dërguar special i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, si dhe këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

Fluturimet Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas në të ardhmen do të realizohen nga kompania gjermane “Lufthansa”.

InDoks në këtë episod do të shikojë mundësitë se cka mund të prodhojë një marrëveshje e negociuar me mendësi biznesi nga nje politikan i njohur si “Little Trump” një dialog mes dy vendeve që 20 vite më pare kanë pasur luftë të përgjakshme/InsajderiInDoks