Vdes 19 vjeçari në Prizren që u ther me thikë

19 vjeçari që është therur sot me thikë në Prizren, ka ndërruar jetë. Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Shaban Osmanollaj.

“Pas një përleshje ndërmjet tre personave, është lëndu një person me thikë dhe i njëjti ka ndërru jetë në spital rreth orës 16:30. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, menjeherë pasi ka marrë informacionin nga ora Qendra Emergjente rreth orës 15:00, ndërsa ka kryer bastisjet”, ka deklaruar ai.

Dy të dyshuarit deri tash sipas Osmanollajt janë arrestuar dhe janë në proces intervistimit.