Një sirian e nxori nga rrënojat e tërmetit, zbulohet mesazhi prekës i gruas turke

Një sirian e nxori nga rrënojat e tërmetit, zbulohet mesazhi prekës i gruas turke

Fatkeqësia e bën popullin një! Ky është edhe rasti i gruas nga Turqia, e cila kishte mbetur nën rrënojat e banesës së saj gjatë tërmetit të dy ditëve më parë. Ajo u shpëtua nga një i riu, emigrant sirian. Gruaja e prekur nga gjesti i të riut, ka kërkuar mediat në shtratin e spitalit për të përcjellë mesazhin e saj.

“A i dini ata sirianë që ne kritikojmë? Mahmoud është njëri prej tyre ai ende gërmon tokën me thonjtë e tij, madje edhe duart iu shqyen kur po  përpiqej të na nxirrte të gjallë nga rrënojat, Unë nuk do ta harroj atë edhe nëse vdes,”-tha gruaja.

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë  6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 35 viktima dhe mijëra persona të plagosur Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat dhjetëra persona dhe gjithsej janë shembur 100 ndërtesa. Mediet vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u regjistruan edhe lëkundje të tjera të vogla me magnitudë deri në  5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.