Biznesmeni pejan, zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, është përfshirë përsëri nëpërmjet biznesit në një aferë me Qeverinë e Kosovës, kur Ministria e Bujqësisë vendosi t’i jap një grant prej 150 mijë eurove, kompanisë në pronësi të tij, “Elkos Group”.
Dy orë pas publikimit të lajmit, Kelmendi ka thënë se do urdhërojë anulimin e këtij granti.
Kelmendi i cili fillimisht tha të mos jetë i informuar se ka biznesi i tij ka marrë një grant të tillë nga Qeveria e Kosovës, i tha Insajderit se ka urdhëruar drejtoreshën e kompanisë, që është vajza e tij, që të anulojë grantin.
“Do të anulojë cfarëdo aplikimi apo realizimi të granteve që është bërë nga kompania Elkos”, ka thënë Kelmendi.
Por kjo nuk është marrëveshja e parë e biznesit të Kelmendit me Qeverinë e Kosovës, nga e cila tërhiqet Kelmendi.
Në mars të vitit të kaluar, kur Kelmendi ishte deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, para se në shtator ta braktiste për të ateruar në partinë tjetër të koalicionit, LDK, Kelmendi ishte afër nënshkrimit të një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Me 18 mars, disa ditë pas paralajmërimit se do të braktis PDK-në, kompania e Ramiz Kelmendit ishte gati të nënshkruajë një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës.
Kelmendi pasi ishte kontaktuar nga Insajderi, kishte thënë se është tërhequr nga nënshkrimi i marrëveshjes me MASHT-in, përkundër faktit se MASHT kishte njoftuar një ditë më herët se marrëveshja do të nënshkruhet mes Kelmendit dhe ministrit Bajrami.
Nënshkrimi nga Kelmendi do të përbente shkelje ligjore, por Kelmendi iu shmang kësaj.
Këtë përgjegjësi ia kishte deleguar dikujt tjetër në kompaninë në pronësi të tij.
“Kam ardhur në përfundim se nuk kam të drejtë të nënshkruajë. Do të nënshkruajë dikush tjetër, ndoshta drejtori apo zv/drejtori”, ka thënë Kelmendi.
Megjithatë Kelmendi kishte marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, në zyrat e kompanisë “Elkos” në Pejë./Insajderi.com
Lexoni në Insajderi edhe #DosjaGrande
[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=jMGxdadMk-s&list=PLIKGlbXyvgfjg89cYApXRQ78Ul9rI_sNM”/]