Burri nga Prizreni kërcënon gruan e tij përmes rrjeteve sociale

Burri nga Prizreni kërcënon gruan e tij përmes rrjeteve sociale

Dje është arrestuar një person në komunën e Prizrenit pasi ditë më parë e kishte kërcënuar gruan e tij.

I dyshuari i komunitetit rom e ka kërcënuar gruan e tij me jetë në rrjetin social ndërsa më pas është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

Prizren 22.01.2020 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Rom, pasi që i njëjti përmes rrjetit social ka kanosur me jetë bashkëshorten e tij viktimën femër K-Rome. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.