Policia nuk i lejon studentët të vendosin fotografi të masakrave në Kishën te UP-ja

Policia nuk i lejon studentët të vendosin fotografi të masakrave në Kishën te UP-ja

Studentë nga “Demokracia Studentore” janë mbledhur pranë kishës ortodokse serbe e cila ndodhet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, në një aksion simbolik, duke ekspozuar fotografi të krimeve të luftës dhe masakrave nga serbët gjatë luftës në Kosovë.

Organizatorët, thanë se arsyeja e këtij aksioni janë provokimet nga shteti serb, si ndalimi i Haradinajt në Francë, tentimi për hyrjen e trenit ilegal në Kosovë, mbajtja e liturgjisë nga pelegrinët serb në këtë kishë.

“Në si studentë kemi vendosur që t’i ekspozojmë fotografitë e krimeve dhe kriminelëve që kanë kryer krime në Kosovë”, ka thënë njëra nga protestuesit.

Raportohet se studentët janë penguar nga Policia e Kosovës, gjatë vendosjes së fotografive në objektin kishtar.