Anëtari i PDK-së: Vullnetin qytetar, po e zëvendësojnë në vullnet të egoizmit dhe karrigeve

Anëtari i PDK-së: Vullnetin qytetar, po e zëvendësojnë në vullnet të egoizmit dhe karrigeve

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arianit Elshani ka thënë se kjo çka është duke bërë Lëvizja Vetëvendosje është e paturpshme dhe papërgjegjshme.

“Paturpësisht e papërgjegjshmërisht, vullnetin qytetar në të cilën u thirrën, po e zëvendësojnë në vullnet të pashoq egoizmi e karrigesh”, ka shkruar Elshani në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje ai është shprehur se “Një gjë po dihet, diplomatët i thirrën për harmonizim egosh e karrigesh, e jo për harmonizim programi. Sot legjitimiteti popullor u zhbë e u rrënu”.

Elshani ka përfunduar se “Populli i Kosovës e meriton më shumë se kaq!”. /Insajderi.com