Policia: Një polic i vdekur dhe tre të lënduar në Zhur

Policia: Një polic i vdekur dhe tre të lënduar në Zhur

Policia e Prizrenit ka konfirmuar se në orët e mbrëmjes së sotme, gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e këtij shpërthimi, ende të paidentifikuar, kanë pësuar lëndime tre zyrtarë policorë dhe një qytetar.

“Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara, dyshohet se njëri nga zyrtarët policorë të ketë ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Incidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 21:00.

Lajmi i fundit: INCIDENT I RËNDË NË ZHUR, DYSHOHET PËR NJË POLIC TË VRARË

Lajmi i fundit: INCIDENT I RËNDË NË ZHUR, DYSHOHET PËR NJË POLIC TË VRARËPara pak çastesh ka ndodhur një incident i rëndë në Zhur, ku si pasojë dyshohet se ka humbur jetën një polic dhe dy të tjerë janë plagosur. Lajmin na e ka konfirmuar zëdhënësi i DRP në Prizren, Shaban Osmanollaj. Pas pak ju informojmë më detajisht nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur inicidenti i tmerrshëm.

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Dienstag, 28. Januar 2020