I dyshuari për rastin në Zhur ishte paraqitur në Polici nga gruaja e tij

I dyshuari për rastin në Zhur ishte paraqitur në Polici nga gruaja e tij

Policia e Kosovës i ishte përgjigjur një thirrjeje për dhunë në familje në Zhur e më pas ishte njoftuar edhe se i dyshuari kishte narkotikë.

Siç raporton Kohavision, gjatë zgjerimit të hetimit dhe bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit, një shpërthim ka shkaktuar vdekjen e një polici dhe lëndimit të dy të tjerëve.

Personi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij dhe me këtë rast gruaja e ka paraqitur rastin. Janë mbi 20 vepra penale që rëndojnë mbi të dyshuarin.

Arrestohet personi tek i cili policia po kryente bastisjen në Zhur

Ndonëse Policia akoma nuk ka dhënë detaje se si ndodhi shpërthimi në shtëpinë ku do të kryhej bastisja, është e konfirmuar se kanë pësuar tre policë, njëri prej tyre nuk u mbijetoi plagëve.

“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fsh. Zhur të Prizrenit,  dyshohet se ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë”, ka thënë për Insajderin.

Zyrtari i Policisë më vonë tregoi se i lënduar ka mbetur edhe një fëmijë, i cili jetonte në shtëpinë ku u krye operacioni.

“Për fat të keq është një rast tragjik. Gjatë bastisjes së një lokacioni në fshatin Zhur ka pasur një eksplodim, por ende nuk dihen detajet e mjetit eksplodues. Për fat të keq ka humbur jetën një koleg i yni, një polic profesionist. Në këtë rast edhe një fëmijë i familjes ku është kryer bastisja ka pësuar lëndime të lehta”, deklaroi Osmanollaj.