Selmanaj: VV-ja ka figura të përbashkëta me PDK, AAK e Nisma

Selmanaj: VV-ja ka figura të përbashkëta me PDK, AAK e Nisma

Driton Selmanaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovë(LDK) ka folur në një emison rreth raportet mes LDK-së dhe VV-së, të cilat nuk po arrijnë të gjejnë një konsensus të përbashkët për një koalicon bashkqeverisës.

Në Debat Plus, Selmanaj ka thënë se VV-ja me lehtë mundet me më gjet një kandidat për President me PDK e AAK-në, për shkak se i kanë disa figura të përbashkëta.

“Kandidat konsensual më lehtë gjen Vetëvendosja me PDK, AAK e Nismën se sa me LDK-në, kanë shumë figura të përbashkët referenca historike të tyre”, ka thënë Selmanaj.

Si shembull ai e ka marrë Rexhep Qosjen dhe Hidajet Hyseni.

“ Rexhep Qosja e Hidajet Hyseni se kanë problem herë në PDK e herë në VV” ka shtuar Selmanaj.

Kujtojmë se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kohë vetëm deri më 4 shkurt që të arrijnë një marrëveshje për koalicion, ose ndryshe vendi mund të shkojë në zgjedhje ose pritet që të ketë koalicion mes partive të tjera.