Qendra tregtare “Siti Moll Shkup” në lagjen e Karposhit për momentin po evakuohet për shkak të alarmit për bombë, raporton KOHA.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n deklaruan se deri tek ta ka arritur informacion për alarm për bombë të vendosur pas çka në terren janë dërguar ekipe të policisë.
Në terren është edhe ekipi i Brigadës së zjarrfikësve me një automjet dhe katër zjarrfikës. Sipas dëshmitarëve okularë, në qendrën tregtare janë kyçur të gjithë alarmet dhe është kërkurar evakuim urgjent. (koha.mk)