Situata në shërbimin infektiv në QSUT duket ndryshe. Të afërm pacientë dhe vetë mjekët qarkullojnë me maska për tu mbrojtur nga virusi i gripit ndërkohë që është rekomanduar si masë mbrojtëse edhe për coronavirusin ndonëse në Shqipëri nuk ka raste.
Për të hequr çdo dyshim për coronovirus Ministria e Shëndetësisë konfirmon se analizat e saj kanë rezultuar negative për sa i përket infektimit me corona virus .
Në Laboratorin e Institutit të shëndetit publik ka një laborator të certifikuar i cili përcakton diagnozën për infeksionet respiratore përfshirë edhe coronavirusin. Ndërkohë në Shqipëri kanë mbërritur edhe tre studentët që u njoftuan nga ambasadori shqiptar në Kinë, shkruan Top Channel.
Ato janë skanuar nëpër aeroportet transit ku kanë kaluar përveç Pekinit por edhe në aeroportin Nënë Tereza dhe tanimë janë duke u survejuar nga
Instituti i Shëndeti publik për rreth 14 ditë nëse do të shfaqin ndonjë shenjë. Studentë kanë rezultuar negativ ndaj coronavirusit kur kanë qenë në Kinë.