Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kroacisë në Kosovë dhe Zyra e Bashkimit Evropian me rastin e marrjes së kryesimit të radhës të Këshillit të BE-së nga Kroacia.
“Ambasadoren kroate, Danijela Barišić, e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Kroacisë dhënë Kosovës përgjatë gjitha etapave të konsolidimit të shtetit, dhe shpreha dëshirën që si shtet mik, Kroacia këto gjashtë muaj të bëhet zë i yni në shtyrjen përpara të proceseve jetike për vendin, me theks të veçantë në procesin e stërvonuar të liberalizimit të vizave”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.