Kjo është arsyeja e mbledhjes së jashtëzakonshme të PDK-së

Kjo është arsyeja e mbledhjes së jashtëzakonshme të PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës po e mbanë mbledhjen e kryesisë, e cila sipas zyrtarëve të kësaj partie është e rregullt.

Mbledhja e kryesisë së PDK-së ka qenë e paraparë që të mbahet në orën 19:00, por për shkak të agjendës së disa anëtarëve të kryesisë është shtyrë për në orën 22:00 e jo për nesër.

Këtë e kanë bërë të ditur për Gazetën Insajderi, zyrtare brenda PDK-së.

“Ka qenë e planifikuar për në ora 19:00. Është shtyrë për në ora 22:00 për shkak të angazhimeve të disa anëtarëve sonte, e jo për nesër sepse disa të tjerë udhëtojnë{, ka thënë ky zyrtar.  /Insajderi.com